Fermerët e luginës së matit u ankuan një ditë më parë se të mbjellat e tyre me grurë po dëmtoheshin nga lulëkuqja e cila sipas tyre ka ulur shumë rendimentin e prodhimit të grurit.
Në parcelat e mbjella me grurë në të gjithë luginën bie në sy prania e madhe e lulëkuqes e cila në disa parcela është gati më shumë se gruri. Fermerët fajësuan farërat të cilat sipas tyre, sjellin edhe bimën e lulëkuqes.
Ndërkohë specialistët e bujqësisë, mendojnë që pos farërave problem mbetet edhe kultivimi i vazhdueshëm i grurit në të njëjtin vend.
Sakaq, edhe specialistët e Bujqësisë e pranojnë që prania e lulëkuqes në parcelat me grurë ndikon në rendimentin e prodhimit, pasi merr ushqimin e grurit dhe pengon rrezet e diellit. Sipas specialistëve mënyra më e mirë për luftimin e saj është ajo tradicionale e ndërrimit të kultivimit të kultuarave të ndryshme në të njëjtin vend.