Ish deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka prezantuar sot në Mat dhe Bulqizë të deleguarin politik të kësaj force politikeje.

I delegurari politik do të jetë Hajri Laçi.

“Sot u takuam me Kryesinë e LSI-s së Matit dhe Bulqizës. Prezantuam të Deleguarin Politik të Qarkut, Hajri Laçi.

25 Prilli, dita e referendumit popullor për rrëzimin e sektit më të shëmtuar që ka drejtuar vendin”, shprehet Përparim Spahiu.

Ajo që vihet re është se gjatë kësaj mbledhje nuk janë respektuar masat e vendosura ndaj Covid-19.

Siç shihet as Spahiu dhe të pranishmit nuk mbajnë maska mbrojtëse, të cilat janë të detyrueshme në çdo ambient.

(F.B Mattv.al)