Qendra Balneare apo siç njihen ndryshe Llixhat e Peshkopisë ka pësuar investime gjatë muajve të verës për të pritur në vjeshtë qytetar nga e gjithë shqipëria. Drejtori i këtij institucioni Arben Dani tha se qendra i është nënshtruar një ndërhyrjeje të përgjithshme qoftë tek rrjetet e qoftë tek vaskat. Sipas tij sezoni i vjeshtës pritet të ketë një fluks të madh qytetarësh që do të përdorin Llixhat e Peshkopisë.
Që prej muajit Maj të këtij viti qendra Balneare e Peshkopisë ka kaluar në menaxhim të Bashkisë Dibër. Kjo pas shumë protestave të bizneseve që kërkonin që qendra të mos i jepej një private nga ana e Drejtorisë së Basenit Drin-Bunë me seli në Shkodër. Nisur nga kjo, drejtori Arben Dani tha se menaxhimi i qendrës po bëhet shumë mirë nga ana e bashkisë Dibër.
Qendra Balneare e Peshkopisë ka një kapacitet prej 2500 personash dhe është ndër qendrat më të frekuentuara në vendin tonë.
Enver Doçi