Kryeministri E di Rama duke folur për masat që do merren ndaj personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, foli edhe vendimet abuzive të disa gjyqtarëve konkretisht iu referua rastit të gjyqtares, Enkeleda Hoxha, që liroi nga burgu të dënuarin e përjetshëm, Endrit Doklen.

“Më vjen mirë që arritëm këtë proces historik, që sot tu japim një instrument sic është ligji special, për atë që do donit ta bënit më parë. Ndërkohë që nuk do të vuajmë më nga vendimet e gjykatësve pa tru, pas sy , pa vesh, po vetëm me xhep, që kanë sjell lirime monstrash. 

Jemi të vetëdishëm që do duhet të vuajmë akoma, sepse ata janë akoma, dhe jetojnë në tokën e zezë me moton Kap ca të kapësh, por edhe ata do përgjigjen në mos sot, nesër. Sepse siç erdhi koha që të përgjigjen të paprekshmit, do të vijë dhe për ta”, tha Rama.

Burimi Top Channel