Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 37 nga 42 të arrestuarit pas protestës së opozitës me 2 Qershor. Mësohet se nga të liruarit janë edhe matjanë të cilët ishin pjesmarrës në këtë protestë, mes tyre edhe Urim Shabani i cili u ngjit në katin e dytë të Kryesisë së Kuvendit. Shabani arriti të sfidonte sigurinë dhe u ngjit në dritare ku pozonte me 2 gishtat lart. Ishin efektivët që e futën fillimisht në ambjentet e brendshme të Kryesisë së Kuvendit e më pas e shoqëruan në komisariat.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social Facebook nga ish deputetja e PD Dhurata Çupi e cila e ka ndjekur seancën e të arrestuarve në gjykatë.