Pasditen e sotme të shtëna armësh janë raportuar në komisariatin e policisë nga shtetasi Alfred Gjoka, 34-vjeç i cili banon në fshatin ‘Adriatik’.

Ai ka raportuar se disa persona kanë qëluar në drejtim të kamjoncinit të tij, teksa ai ishte duke udhëtuar. Pas marrjes së njoftimit policia e Lezhës ka shkuar në vendin e ngjarjes duke sekuestruar provat material që janë gjetur, dhe ka filluar hetimin për identifikimin dhe prangosjen e autorëve.

Sipas informacioneve deri më tani në polici janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Shtetasi A.Gj, 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, ka njoftuar në sallën operative se në drejtim të automjetit tip kamionçinë që ky shtetas drejtonte është qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike.

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin plotë të kësaj ngjarje.