Ballina AKTUALITET Lezhë. Plagoset me armë zjarri brenda në makinë 43-vjeçari

Lezhë. Plagoset me armë zjarri brenda në makinë 43-vjeçari

0

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Balldre të Lezhës.

I plagosur ka mbetur Hilë Gjini, 43 vjeç, teksa ka dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë.

Ndërsa ka hipur në makinë rreth orës 08:00, Gjini është qëlluar me dy plumba në këmbë nga një armë automatik.

Personi i cili e ka qëlluar dyshohet të jetë një banor i zonës me iniciale Gj.Gj.

Gjatë kësaj kohe, i plagosuri ka qëndruar në makinë derisa ka mbërritur ambulanca dhe e ka dërguar në spitalin e Lezhës.

Nga informacionet paraprake nuk dihen shkaqet e kësaj ngarje ndërsa policia ka shkuar tek vendi ku ndodhi plagosja dhe po punon për kapjen e autorit.

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Balldre , Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri  në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

Exit mobile version