Ballina SOCIALE Opinione: “Vetëvrasjet e të infektuarve me Covid-19”, ja si shprehen qytetarët e...

Opinione: “Vetëvrasjet e të infektuarve me Covid-19”, ja si shprehen qytetarët e Klosit

0

Këtë të hënë një tjetër pacient pozitiv per koronavirus u hodh në një nga spitalet Covid-19. Një 60 vjeçar nga Rrësheni i dha fund jetës duke kryer aktin ekstrem të vetëvrasjes. Qytetarët e Klosit, ku afro 3 muaj më parë një bashkëqytetar i tyre u vetëhodh nga spitali Covid ku ishte shtruar, i komentojnë në mënyra të ndryshme këto akte ekstreme vendimmarrëse për jetën. Sipas tyre, faktori kryesor është stresi që mund t’i kaplojë këto pacientë nën efektin e ilaçeve.

Në një studim i publikuar së fundmi, Agjencia Europiane e Barnave dyshon se Klorokina që përdoret si trajtim te pacientët me Covid-19 mund të ketë lidhje me vetëvrasjet.
Pak muaj më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ndaloi provën klinike të testimit të hidroksi-klorokinës si një trajtim për Covid-19, në provën e Solidaritetit.

https://www.youtube.com/watch?v=D79wfymDAAg&ab_channel=MATTELEVIZION
Exit mobile version