Tërmet me magnitudë 3.8 rihter në Qaf Murrë

Një tërmet me magnitudë 3.8 i shkallës rihter është regjistruar pak minuta më parë ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Tiranë e Dibër.

Mësohet se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në fshatin Qaf Murrë të Njësisë Administrative Selishtë në Bashkinë e Dibrës, fshat i cili ndodhet ngjitur me fshatin Vig të Matit.

Lëkundjet ka qenë e ndjeshme në thellësi 15 kilometra, ndërsa nuk dihet nëse ka dëme në banesa.

Bashkitë Dibër e Mat kanë nisur mbledhjen e të dhënave nga banorët e fshatrave afër epiqendrës së tërmetit, ndërsa deri tani nuk dihet asgjë.