Largimi masiv i të rinjëve që vijon prej vitesh në vendin tonë është bërë një fenomen shqetësues. Në zonat rurale dhe ato urbane ndjehet kjo ikje edhe nga mosha e tretë. Më problematike situata paraqitet në zonat rurale ku largimi i të rinjëve ka bërë që tokat të mbeten djerr e të moshuarit të jetojnë vetëm. 80 vjeçari Elez Elezi thotë se shkak është bërë mungesa e perespektivës dhe e e punësimit për të rinjtë.

80 vjeçari nga fshati Bërshi i Klosit Elez Elezi thotë se faji është i të gjithë politikës 30 vjeçare në vendin tonë, i të të gjitha kahjeve.

Elezi shton se me këtë ritëm, do të largohen edhe të moshuarit, pasi nuk mund të jetojnë vetëm dhe larg fëmijëve.

Sipas 80 vjeçarit Elez Elezi, vendi ynë ka resurse të mëdha me të cilat sipas tij, mund të jetojnë jo 2.8 por 20 milion njerëz.

Enver Doçi