Gjykata e Posaçme e Apelit ka kthyer për rigjykim çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky ka qenë vendimi i gjyqtarëve Neritan Kosova, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara.

Tahiri ka qenë vetë i pranishëm në seancë, i shoqëruar nga avokati mbrojtës, Maks Haxhia.

Ish-ministri i Brendshëm u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj” për trafik ndërkombëtar droge.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin e tij me 12 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 8 vite. Por, gjykata e dënoi Tahirin me 3 vite burg me shërbim prove.