Një sherr mes të rinjëve ka përfunduar me vdekjen e një 23 vjeçari.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10 e 20 minuta në qendër të qytetit të Bulqizës. Dy të rinj u konfliktuan fillimisht fizikisht e më pas njëri goditi me thikë 23 vjeçarin.
Me gjithë ndihmën e dhënë nga qytetarët të cilët e transportuan të riun menjëherë në spital, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.