Një ditë pasi kryetarët e bashkive që drejtohen nga opozita kërkuan lirimin e ambjenteve ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, policia e shtetit ka nisur ruajtjen e ambjenteve.
Një mjet i komisariatit të Policisë Mat është dislokuar pranë pallatit të Sportit “Ferit Hysa”.
Disa efektiv të policisë së rendit qëndrojnë aty që prej pasdites së premte duke mbrojtur zyrat ku janë vendosur materialet zgjedhore deri në këto momente.