Protesta e ditës së sotme solli një konfrontim të fortë midis policisë së shtetit dhe përkrahësve të PD. Në disa raste u desh përdorimi i gazit lotsjellës nga policia për të shpërndarë turmën por pa sukses. Përkrahësit arritën të thyenin KZAZ dhe te shkatërronin materialet zgjedhore. Menjëhere më pas policia ka filluar arrestimet. Sipas informacioneve një ndër personat e shoqëruar është edhe ish deputetja Çupi. Po ashtu është shoqëruar edhe kryetarja e FRPD, Mat Denisa Vata.