Mati është përfshirë në zonat ku qytetar të prekur nga Covid-19 kanë humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur këtë të premte se një 70 vjçar nga Mati nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19, duke humbur jetën.
Ndërkohë e premtja ka shënuar vetëm një rast të ri në Qarkun Dibër dhe ai është në Bulqizë.
Lajmi i mirë për Qarkun e Dibrës është shërimi plotëisht i 9 personave duke e ulur numrin e të të infektuarve aktiv në të gjithë qarkun në 30 veta.
Ndërkohë vijon gjurmimi i kontakteve të rasteve të të infektuarve si dhe i personave që deklarojnë shenjat e virusit korona. Mjekët e familjes po mbajnë në mbikqyerje të gjithë të infektuarit, ndërsa u kërkohet qëndrimi në shtëpi, për të mos u bërë kështu shkak për përhapjen e mëtejshme të infeksionit.
Autoritetet shëndetësore vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm. Të shmangin ceremonitë që sjellin grumbullim të madh njerëzish, të përdorin maskat, të mbajnë higjenën personale pastër si dhe ruajnë distancën fizike.