Ditën e sotme Ministi i Brëndshem ka publikuar pamjet e lirimit të një fëmije i cili mbahej peng mga i ati në mal aë prej nëntorit 2018.

Sandër Lleshaj në facebook

Sot përfundoi një kalvar i rëndë i një fëmije, i cili mbahej peng në male nga…babai i tij, që prej nëntorit të vitit 2018.

Nga sot ky fëmijë mund t’i rikthehet jetës dhe nëna e tij e munduar mund të çlirohet nga një makth i tmerrshëm.

Le të shërbejë ky lajm pozitiv si një thirrje tjetër për më shumë ndjeshmëri shoqërore kundër dhunës.

Le të shërbejë ky moment edhe si një thirrje për më shumë burrëri e përgjegjësi, nga ata burra prindër, të cilët duhet të kuptojnë se vendi i fëmijëve është në familje dhe në shkollë.

Falënderime për këtë operacion të suksesshëm të Policisë në Mirditë!