Ka shkuar në 6 numri zyrtar i të infektuarve me Covid-19 në Mat. Burime pranë ISHP thanë se nga 9 tampon të marrë ditën e djeshme tek kontaktet familjare të rastit të parë, 5 prej tyre kanë rezoltuar pozitiv me coronavirus.
Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik të kontakteve të tjera të rastit të parë.
Mësohet se këtë të Martë janë marrë edhe 11 tampon të tjerë për tu analizuar. Tamponët e sotëm janë marrë tek kontaktet e afërta në administratën e bashkisë të të infektuarës që rezultoi pozitive të hënën.
Po ashtu pritet që tampon për analizë tju merren edhe personave të tjerë për të bërë ndërprerjen e zinxhirit transmetues.