Mbëmjen e sotme ligjvënësit gjermanë kanë votuar për kërkesën e paraqitur nga deputetët e kolaicionit CDU/CSU si dhe të partisë së Gjelbër për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedioninë e Veriut
Për Shqipërinë deputetët kanë votuar me 365 vota Pro, 188 kundër dhe 16 abstenim
Pikat e diskutimit sot në Bundestag
– “Marrëveshja mes Bundestagut me Qeverinë Federale për aplikimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian i 29 majit 2019 për hapjen e negociatave të pranimit.
– ” Marrëveshja mes Bundestagut dhe Qeverisë Federale për kërkesën për anëtarësim të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian 29 maj 2019 për hapjen e negociatave të pranimit.
Bundestagu gjerman nisi diskutimet për Shqipërinë në orën 20.00 në një debat prej afro 45 minutash. Bundestagu vendosi për paketen e amendimeve të paraqitura nga grupimet CDU/CSU dhe SPD të cilat kanë vendosur në total 12 kushte për Shqipërinë për hapjen e procesit të negociatave të vendit tonë me BE.
Në parim, Qeveria Federale duhet të aprovojë negociatat e pranimit me Shqipërinë në Këshillin Evropian më 17 dhe 18 Tetor 2019 vetëm me kushtin që konferenca e parë e pranimit të mos zhvillohet derisa Qeveria Federale të ketë përcaktuar se disa kushte janë përmbushur nga Shqipëria. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Supreme duhet të jenë në gjendje të punojnë dhe të funksionojnë duke u kompletuar me një numër të përshtatshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Duhet të miratohet reforma zgjedhore e cila të sigurojë transparence të plotë të partive për financimet në zgjedhje. Konferenca e dytë e pranimit është planifikuar të zhvillohet dhe kapitujt e parë të negociatave do të hapen vetëm pasi të jetë zbatuar ligji për reformën zgjedhore dhe të fillohet procedura penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar se kanë kryer një vepër penale. Prokurorët publik duhet të fillojnë procedurat ligjore kundër atyre që janë të lidhur me blerjen e votave në zgjedhje.
Ata gjithashtu kërkojnë përparim të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë rastet kundër zyrtarëve të vjetër dhe politikanëve. Këto përfshinin hetime proaktive, ndjekje penale, kur është e përshtatshme, dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Gjithashtu, duhet të ketë një përparim të prekshëm në reformën administrative,
Ne bundestag janë paraqitur edhe tre kushte të reja nga Partia e të gjelbërve, edhe pse një përfaqësues i kësaj force politike Manuel Sarrazin një ditë më parë kritikoi grupimet më të mëdha në politiken gjermane. Të gjelbrit kanë depozituar tre kushte për Shqipërinë, dhe kushti i parë, të krijohen strukturat e pavarura gjyqësore sic parashikohet në kushtetutë, Kushti i dytë, Krijimi i agjencive të speializuara për të kuftuar krimin dhe korrupsionin dhe I treti përmirësimin e rekordeve të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë në nivele të larta.
Në këtë samit do të kërkohet konsensus për reformën e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (GEAS) dhe veçanërisht për direktivën Dublin III. Në samit do të flitet edhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE