Burrel, gjykata vendos burgim të përjetshëm për Kujtim Koxhën
Është zhvilluar këtë të Hënë gjyqi përfundimtar nga Gjykata e Matit për vrasësin e trefishtë me 11 Tetor të vitit të kaluar në fshatin Shëlli të Matit.
Mësohet se gjykata ka pranuar dënimin e kërkuat nga prokurori i çështjes Abaz Muça me burgim të përjetshëm për të akuzuarin Kujtim Koxha.
Me 11 Tetor të vitit të kaluar, shtetasi Kujtim Koxha, vrau me breshëri automatiku 2 punëtor të Bashkisë Mat dhe një banorë të fshatit Shëlli.
Nga të shtënat e automatikut mbetën të vdekur Erzen Aliaj, Mentor Hoxha dhe Hamit Buci.