Matit i janë shtuar edhe 2 raste të reja të të infektuarish me Covid-19.
Burime bëjnë me dije se dy rastet e dala sëfundmi nuk kanë lidhje me rastet e mëparshme. Njëri prej tyre i përket personelit shëndetësor parësor, punonjës i shëndetësisë në një qendër shëndetësore në qytetin e Burrelit.
Edhe rasti i dytë është në qytet. Specialistët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat kanë nisur gjurmimin e kontakteve të personave të infektuar.
Të dielën u shënua viktima e parë nga Covid-19 në Qarkun Dibër. Një grua 57 vjeçare nga Peshkopia humbi betejën me infeksionin pas dy javësh e shtruar në spitalin infektiv në Tiranë.