Dhjetra banorë të lagjes “Kalivaç” në fshatin Rrethe Baz të Bashkisë së Matit janë pa një rrugë automoblistike. Banorët e kësaj lagjeje thonë se prej 30 vitesh pop resin tju ndërtohet një rrugë makine, pasi kanë mbetur si në mesjetë.
Aktualisht është vetëm një rrugë e cila është ndërtuar që para viteve 90-të për makinat bujqësore. Por ajo nuk është funksionale pothuajse 10 muaj të vitit pasi bëhet e pakalueshme në ditët me shi.
Jashtë kameras banorët kërkojnë që edhe ata të kenë një rrugë të cilën mund ta përdorin gjatë gjithë vitit, pasi në mungesë të saj, lagjja po braktiset vazhdimisht.
Lagjja “Kalivaç” ndodhet jo më shumë se tre kilometra nga rruga nacionale Burrel – Tiranë. Megjithatë, është ndër të paktat rrugë që nuk funksionon ashtu siç duhet për shkak të mungesës së investimeve në të.