Ndonëse për familjarët e dëmtuar nga tërmeti çështja e banesave të tyre është zgjidhur pasi do tju mundësohet banesë e re, problem mbeten bizneset. Bizneset e dëmtuara nga tërmeti nuk dijnë se çfarë do të bëhet me ta, pasi deri tani nuk ju ka thënë askush asgjë. Eton Zymaj pronari i një biznesi bar-restorant thotë se me atë biznes ushqeheshin pesë familje, ndërsa sot nuk di çdo të bëhet me të. Ai shprehet se vetëm i kanë thënë të lirojë biznesin pasi i gjithë objekti do të shembet.

Nga ana tjetër banorët e pallateve të qytetit të Laçit që u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk po ndalen në boshatisjen e banesave të tyre. Pas orendive shtëpijake, banorët e pallateve po heqin ç’të mundin, dukje e zhveshur të gjithin që nga dyert, dritaret e çdo gjë. Banorët shprehen se po marrin çdo gjë që kanë patur në banesat e tyre edhe pjesa më e madhe e orendive apo dyerve e dritareve janë dëmtuar si pasojë e lëkundjeve të tërmetit. Ata thonë se nëse nuk do t’i përdorin vetë, do t’i falin tek të tjerët.

Por ka edhe nga ata banorë që nuk e marrin mundimin t’i nxjerrin orenditë shtëpijake, duke ju dhënë flakën në mes të banesës së tyre.