Pas votimit në Kuvend të dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, Bashkimi Europian ka përgëzuar hapat e ndërmarrë për ngritjen e këtij institucioni.
“Sot Parlamenti zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian”, shkruhet në një reagim të BE në Twitter.