Katër persona, mes të cilëve dhe një grua janë arrestuar nga policia, pasi kishin kultivuar bimë narkotike në tokat bujqësore. Arrestimi i kultivuesve është bërë nga policia e Kurbinit, e cila deklaroi se bimët narkotike ishin mbjellë në tokën që kanë pas shtëpisë. Burimet policore bënë me dije se zbulimi i tyre u bë pas kontrolleve të shumta në zonën e Kurbinit, konkretisht në Fushë-Milot. Ata e mbillnin kanabisin kryesisht pas shtëpive, me qëllim që mos të shikohej nga kalimtarët. Tashmë, katër të arrestuarit do të përgjigjen para drejtësisë për “kultivim të lëndëve narkotike”.