Me anë të një urdhëri të firmosur sot, më 1 prill 2020, nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, urdhërohen të gjitha institucionet arsimore të qëndrojnë mbyllura, deri në përfundim të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Urdhi i parë, i marrë me shfaqjen e rastit të parë me koronavirus në Shqipëri, ishte më 9 mars për mbylljen e shkollave me dy javë, pra deri më 23 mars, ndërsa urdhi i dytë e shtyu afatin e tyre deri më 3 prill.