Shprehjes popullore “po e vrave qenin, hidhe në përrua” do t’i shkonte më së miri ky rast. Na ndodh të gjithëve që në rrethana të caktuara të jemi protagonist i goditjes së kafshëve me mjetet që udhëtojmë, por minimum që duhet të bënim do të ishte largimi i tyre nga rruga.
Ky qen i aksidentuar ndodhet në rrugën Burrel – Rrëshen rreth 2 kilometra nga fshati Zenisht.
Ndonëse duket qartë shenja e goditjes nga një automjet, qeni nuk është lëvizur nga rruga, duke bërë që shkaktari të mos ndjehet aspak keq për veprimin e bërë.
Megjithëse shpesh artikulohet që qeni është kafsha më besnike ndaj njeriut, në vendin tonë, në shumë raste nuk pyet askush. Prania e këtij qeni në mes të rrugës, jo vetëm që është një pamje e trishtë, por është kthyer edhe në burim aksidentesh.
Siç shihet, mjetet mundohen t’i shmangen kafshës së ngordhur, duke dalë edhe në sens të kundërt të lëvizjes. Por ajo që vihet re, është se askush nuk ndalohet për ta zhvendosur atë jashtë karrexhatës.