Një 38-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke transportuar 800 kg duhan kontrabandë.
Në pranga ka rënë E. A., 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe.
38-vjeçari u kap në aksin rrugor Kukës-Morinë, ku pas kontrollit të furgonit u gjetën dhe u sekuestruan 800 kg duhan (gjethe duhani të thata).
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Njoftimi policisë:
“Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen 800 kg duhan. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe.
Në aksin rrugor Kukës-Morinë është ndaluar mjeti tip furgon me drejtues shtetasin E. A. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, brenda në furgon u gjetën dhe u sekuestruan 800 kg duhan (gjethe duhani të thata), pa faturë shoqërimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.