Punonjësit e AdZM Kukës të ndihmuar nga banorë vendas kanë mundur të izolojnë pasditen e sotme, një vatër zjarri të shfaqur dje në afërsi të majës së Gjallicës.

AdZM Kukës njoftoi se vatra e zjarrit u izolua plotësisht dhe është drejt shuarjes. Vatra u shfaq në afërsi të majës së Gjallicës në kufirin ndarës ndërmjet pyllit dhe kullotës brenda parkut natyror Korab-Koritnik.

Edhe pse në terren mjaft të vështirë dhe 4-5 orë larg rrugës auto stafi i AdZM Kukës në bashkëpunim dhe me disa banorë të Nj.A Shtiqën arritën të izolojnë në kohë vatrën e zjarrit e cila mund të kishte përmasa shumë të mëdha dhe të dilte jashtë kontrollit nëse ndërhyrja nuk do ishte e menjëhershme.

“Po punohet për shuarjen e plotë të saj ku shkalla e vështirësisë është shumë e madhe”, njoftoi AdZM Kukës.

Ndërkaq, vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës në terren shkëmbor është pothuajse e fikur plotësisht.

X