Çdokush që del nga shtëpia pa marrë leje gjobitet. Kryesisht shqiptarët që kanë dalë pa leje nga shtëpia janë gjobitur me 10 mijë lekë.

Qytetarët shqiptarë ndodhen të izoluar në banesat e tyre, pas masave të marra nga qeveria për COVID-19. Ky që shihni më poshtë është formulari i gjobës, nëse dilni pa leje për pazar. Në formular shkruhen të gjitha të dhënat e personit që kapet në shkelje. Kryesisht qytetarët që kanë dalë pa leje nga shtëpia janë gjobitur me 10 mijë lekë, ndërsa ata që nuk janë karantinuar, pasi janë kthyer “zona e kuqe” janë gjobitur me 70 mijë lekë.