Ministria e shëndetësisë Ogerta Manastriliu në një intervistë për televizionin Klan sqaroi edhe një herë se kthimi në izolim është një opsion që nuk mendohet nga komiteti teknik, por forcimi i rregullave dhe shtimi i kontrolleve po.

“Kthim pas nuk do të ketë, por do të ketë një kontroll  të shtuar në të gjitha nivelet. Duke shtuar inspektimet në terren nga gjithë task forca anti-covid dhe gjithashtu dhe në spitalet tona për të mos ulur në asnjë moment vigjilencën”. Për Ministren e Shëndetësisë shtimi i rasteve menjëherë pas heqjes se kufizimeve lidhet me mos respektimin e  masave anti-covid, ndaj edhe apelon që të gjithë të jenë më të kujdesshëm.

Në lidhje me situatën e infektimeve në QSUT, Manatirliu tha se ky fenomen nuk është i pazakontë. “Duke qenë spitalet vende të ekspozuara është një fenomen e ka ndodhur dhe në vende të tjera ku ka lindur një infeksion i cili më pas për arsye të hetimit epidemiologjik dhe masave që janë marrë  është ndërprerë në kohë”