Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Bubq të Krujës.
Një 51-vjeçar me inicialet A. I., ka goditur me thikë bashkëshorten e tij shtetasen me inicialet K. I., 45 vjeçe.
Si pasojë e plagëve të marra, kjo e fundit ka humbur jetën në vend, ndërkohë që pas ngjarjes bashkëshorti i saj ka lënduar edhe veten me thikën e tij.
51-vjeçari momentalisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.