Në një kohë kur i gjithë vendi është mbërthyer nga masa drastike për të shmangur përhapjen e Covid-19, shumë zona kanë probleme jetike. Banorët e fshatit Shulbatërr në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit ankohen për mungesën e ujit të pijshëm.
Ata shprehen se masat e marra nga autoritetet janë shumë të mira, por nuk mund të zbatohen përsa kohë mungon uji i pijshëm në shtëpitë e tyre. Të tjera probleme që ngrejnë këta banorë janë edhe ndotja nga ujërat e zeza të fshatit apo mungesa e mjeteve agregate për të punuar tokën.
Nga ana tjetër banorët ngrejnë shqetësimin se koha e vendosur vetëm 1 orë për të bërë blerjet e nevojshmë është e pamjaftueshme për ta, pasi janë shumë larg zonave urbane, Burrelit apo Klosit.