Edhe në Klos të moshuarit kanë shfrytëzuar orarin deri në 11:00 për të shëtitur ndërsa më pas rrugët u boshatisën. Që prej orës 17:00 të së premtes të gjitha dyqanet kanë ulur qepenat, duke u karantinuar në banesa.
Në kufijt e orarit të lëvizjes, dy qytetar të nisur për në banesë ndonëse pajtohen me masat e marra ndaj Covid-19, ata ngrejnë disa shqetësime që lidhen me lëvizjen e lirë dhe ndihmat e pamjatueshme e dhënë nga autoritetet në këtë periudhë të pandemisë.
Me përfundimin e orës së lëvizjes për të moshuarit, në rrugët e Klosit ishin vetëm efektivët e policisë së rendit dhe ato të policisë Bashkiake.