Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Memaliaj. Mësohet se djali ka vrarë babain e tij mëngjesin e sotëm me sëpatë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalës ku Arjan Shahaj, 25 vjeç ka vrarë babain e tij Iliaz Shahaj. Autori pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është vënë në ndjekje të tij.
a qenë kryeplaku i fshatit që ka njoftuar policinë për vrasjen. Policia ka nisur hetimet dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorit. Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.