Pas akuzave për shkarkim për arsye politike nga puna në Bashkinë Mat ka ardhur edhe përgjigja e kreut të PS Mat, Hasan Pasha.
Asnjë largim politik nuk ka ndodhur ne kete administratë ku ne krye ndodhej Partia Socialiste është shprehur Pasha duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës matjane.
Gjithashtu Pasha ka shtuar që disa ish funksionare te kesaj bashkie ndodhen ne hetim nga SPAK pë veprimtarinë e tyre kur në matjanët drejtoheshin nga PD.
Statusi i kreut te PS Hasan Pasha nëfacebook
Nuk është faj i PS-së që “demokratët” e Matit janë në gjendje kome
Hartimshkruesit e PD-së publikuan sot një “fletë-rrufe” për Bashkinë e Matit. Kjo ndodhi pak orë pas mbledhjes së Asamblesë Socialiste të kësaj njësie, si gajret për “demokratët” e mbetur ende në PD-në e Matit.
Është kohë e humbur të merresh me mashtrimet, akuzat, shpifjet, sajimet e atyre që nuk kanë alternativë e burime njerëzore për të përballuar Partinë Socialiste.
Flasin për rrogëtarët e Bashkisë Mat dhe harrojnë se një pjesë e tyre paguhej vite më parë në azil. Të tjerë kishin mbetur lokaleve të qytetit dhe fshatrave. Ishin bërë gazi i botës ish punonjësit, drejtuesit dhe specialistët që talleshin me shqetësimet e qytetarëve. Tani ndjehen keq pse bashkia u është kthyer qytetarëve, pavarësisht bindjeve të tyre politike.
Uzurpatorë duhet të konsiderohen ata që nuk kishin takat as të firmosnin shkresat zyrtare, nuk hapnin e mbyllnin dot zyrat e shtetit. Kush çohej më herët sundonte në bashki. Nga i pari deri tek i fundit nuk mendonte për rrogën, por vidhnin pa pushim. Dallimi mes nesh dhe atyre është i madh, shumë i madh. Jemi dy modele të ndryshme. Jemi si dita me natën. Këtë e dallojnë qytetarët e ndershëm të Matit.
Asnjë largim nga puna nuk është bërë për bindje politike. Por, por, dikush është larguar se ishte emigrant dhe merrte rrogë. Të tjerë zhvasnin qytetarët, me të gjitha marifetet. Kishte nga ana që me mjetet e bashkisë punonin privat. Shoferët vidhnin karburantin dhe pajisjet dhe punonin për llogari të familjes tyre. Nepotizmi ishte ulur këmbëkryq në bashki. E mbajmë mend të gjithë sesi i flisnin njëri-tjetrit punonjësit e bashkisë, “dajë”, “teze”, “kushëri”, “hallë”, “nëndaje”, “nip”, “vëlla”, “motër”, “byrazer”, etj, etj.
Janë të veçantë në llojin e tyre “demokratët” e Matit. U janë errur sytë nga investimet në të gjithë territorin e bashkisë. Nga Zallë Gjoçaj me ujësjellësin e madh e deri në qytetin e Burrelit me sheshe, rrugë, shkolla, çerdhe, kopshte, trotuare, oborre. Sakaq në çdo fshat është ndjerë dora e Bashkisë Mat, në rrugë dhe kanale ujitëse. Miliona lekë investime në çdo qytet e fshat të Bashkisë Mat i ka bërë me dhimbje koke “demokratët” që në plan të parë kishin vjedhjen e fondeve publike dhe blerjen e votave. Kur nuk e arrinin këtë digjnin e plaçkisnin gjithçka.
Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe SPAK e kanë nisur punën e tyre. Edhe në Bashkinë e Matit. Djersa dhe mundi i qytetarëve nuk mund të shkojë dëm, nuk mund të harrohet.
Këto e shumë fakte të tjera i kanë bindur banorët e Matit ta braktisin Partinë Demokratike, e kthyer tashmë në një shoqatë, me 3 a 4 persona që janë çakorduar keq. Nga mëngjesi në darkë shkruajnë letra për njëri-tjetrin. Gjithë ditën dhe gjysmën e natës heqin e vënë emra kandidatësh për deputetë.
Së fundmi, nuk është faji ynë pse PD Mat është në gjendje kome. Burrat e mençur e kanë thënë me kohë, shekuj më parë: “Çfarë të mbjellësh do të korrësh”.
Hajt shëndet, shihemi me 25 prill 2021 !