Kryetari i PD Mat Arjan Lika ka hedhur disa akuza të forta ndaj Bashkisë Mat.

Sipas Likês janë larguar politikisht rreth 30 punonjës duke i çuar drejt varfërisë.

Po ashtu Lika nënvizon faktin që këta punonjës janë zëvëndësuar me miltiantë partiakë.

Statusi ne facebook i kreut të PD Mat, Arjan Lika

Në Bashkinë Mat ndërsa rrogëtarët e punësuar rriten, shërbimet mungojnë e degradojnë çdo ditë.
Në ditët e para të uzurpimit të zyrave të Bashkisë Mat, drejtuesit e rinj trumbetuan me zhurmë e potere se personeli e punonjësit e shërbimeve të bashkisë ishin të tepërt.
Një valë shkarkimesh pasoi e më shume se 30 punonjës u hodhën brenda ditës në rrugë.
Mbi 30 famlije u ndëshkuan me varfëri.

Në atë kohë kemi denoncuar këtë valë shkarkimesh si të motivuar politikisht.

Drejtuesit e rinj më shumë se shërbimet ndaj qytetit interesoheshin për të gjurmuar e ndëshkuar këdo që ata e mendonin kundërshtar politikë. Asokohe deklaronin se punonjësit e pushuar ishin të tepërt.

Ditët e muajt kaluan dhe shpejt punonjësit e larguar u zëvendësuan me të tjerë. Dallimi ishte se të rinjtë ishin militantë të rilindjes e kliente. Drejtuesit e bashkisë shpejt harruan se larguan mbi 30 punonjës si të padobishëm e disa muaj më vonë, po e njëjta bashki punëson mbi 70 militantë.

Ndërsa rrogëtarët shtohen punët e qytetit e shërbimet degradojnë çdo ditë.

Rrugët rurale kanë degraduar megjithë blerjen e makinerive jashtë çdo standarti me tendera korruptivë, kanalet vaditëse po zhduken e asnjë shërbim nuk u bëhet, pastrimi ka degraduar. Ndërsa në qytet ka pllakosur pandemia e numri i të infektuarve rritet çdo ditë, drejtuesit e bashkisë kanë harruar se detyra kryesore në këtë situatë është dezinfektimi i rregullt e periodik i rrugëve e ambienteve publike në qytet.

Ndërmarrja e ujësjellësit është në kolaps të plotë. Edhe pse edhe aty janë shtuar mbi 30 punonjës e militantë, qyteti po thahet nga mungesa e ujit e kjo është e papranueshme sidomos në kushtet e pandemisë ku uji e higjena janë detyrim për të mbrojtur shëndetin e njerëzve.

E pra zyrave e mbledhjeve të bashkisë nuk flitet veçse për punësime militantësh. Taksat e qytetarëve të Matit sot janë nën kthetrat e militantëve të rilindasve që i ndajnë mes tyre si rroga e shpërblime, ndërsa qyteti, urbanistika, biznesi, shërbimet ndaj qytetarëve degradojnë çdo ditë.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe Drejtuesit që hynë në zyra pa zgjedhje pa vota e duke thyer brava, të fundit gjë në vëmendje kanë detyrën e shërbimet ndaj qytetarëve.

Sot çdo qytetar matjan nuk ka asnjë iluzion, kjo gjendje do të vazhdojë derisa matjanët me votë të nxjerrin nga dyert ata që si uzurpatorë u hynë nga dritaret.