Nëpërmjet një lidhje “skype” për studion e Fax Neës, deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka folur mbi luftën Rusi-Ukrainë dhe mbi qëndrimin që duhet të mbajë Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s.
Çollaku tha se Rusia e kishte të pamundur të mbante të pushtuar ushtarakisht Urkrainënë dhe shtoi se për një shtet që kishte GDP-në e njëjtë me Spanjën ishte një mision i pamundur që të dilte përballë superfuqive globale.
Ndërsa sa i takon rolit të Shqipërisë, Çollaku tha se vendi ynë duhet të zbatojë të gjitha detyrimet si vend anëtar i NATO-s dhe të shmangë çdo lloj hapësire ndikimi nga ana e Rusisë.
Çollaku: Rusia e ka të pamundur që të pushtojë ushtarakisht Ukrainën. Unë ende nuk e lexoj dot se cila mendje e nxiti që të shkojë drejt këtij vendimi. Mendoj se për një afat të gjatë ësthë e pamundur që Rusia të mbajë të pushtuar ushtarakisht Ukrainën.
Si ka mundësi një anëtar i Këshillit të Sigurimit të pushtojë një anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara? Kjo gjë duhet të ridimensionohet sërish nga e para. Një shtet që e ka GDP-në të barabartë me Spanjën më duket e pamundur që të përballet me shtetet e perëndimit. Më duket një mision i pamundur.
Roli dhe qëndrimi i Shqipërisë në luftën Rusi-Ukrainë
Çollaku: Sulmi prek politikisht apo edhe në aspektin e sigurisë edhe rajonin e Ballkanit. Së pari duhet të kemi një bashkëpunim me NATO-n. Të mos lëmë asnjë lloj hapësire për bashkëpunime me rusët. Duhet të jemi të qartë në këtë drejtim. Duhet të angazhohemi për detyrimet tona që i kemi në NATO.
Faktori ndërkombëtar
Çollaku: Mjafton të vini re se të gjitha nivelet e faktorëve ndërkombëtarë janë pa ndalim në deklarata dhe në përgatitje për të ndihmuar Ukrainën. Unë mendoj se Ukraina ka mundësinë fizike për të bërë rezistencën e nevojshme kundër rusëve.