Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka bërë një propozim në rrjetet sociale për mbylljen e Facebook. Madje Çollaku shkruan se ky do të ishte një kontribut serioz në mbijetesën e qytetërimit tonë.

“Mbyllja e Facebook do të ishte një kontribut serioz në mbijetesën e qytetërimit tonë…”, shkruan Çollaku.

Ky është reagimi i parë publik nga një deputet i opozitës së Lulzim Bashës, që kërkon mbylljen e një prej rrjeteve sociale, që të paktën deri tani, pavarësisht censurimeve, denoncohen me dhjetra fakte dhe problematika, lidhur me keqqeverisjen, por jo vetëm.