Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i cili doli pozitiv në testin e tij për COVID-19, është shtruar në spital.
Një prej zëdhënësve të ‘Downing Street’ është shprehur për mediat vendase se: “Duke marrë parasysh këshillën e mjekut, kryeministri u shtrua sot në spital për të kryer analiza të tjera”
“Ky është një hap parandalues pasi kryeministri vazhdon të ketë simptoma të koronavirusit edhe 10 ditë pas testit që e nxori pozitiv”, shton zëdhënësi i Johnson.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson shtohet në spital.