Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 146 numri i personave të prekurve në vendin tonë nga koronavirusi.
Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë, informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 111 testime, nga të cilat 23 kanë rezultuar pozitivë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.