Ndërprerja e kampionatit të futbollit për shkak të koronavirusit ka bërë që futbollistët të mbeten në shtëpi, por të huajt e kanë patur të pamundur rikthimin në vendet e tyre për shkak të mbylljes së kufijëve. 4 futbollistët e Burrelit të cilët tre prej tyre janë nga Brazili dhe një nga Nigeria, janë të vetmit nga ekipi matjan që vijojnë të qëndrojnë bashkë. Ata janë të sistemuar që prej ardhjes së tyre në ambjentet e konviktit të ri të shkollave të qytetit të Burrelit, ku dhe vijojnë të qëndrojnë aktualisht. Ata e kalojnë kohën brenda rrethimit të konviktit ku shfrytëzojnë paralelet e gjimnazit për të bërë gjimnastikë. Më pas, ata qëndrojnë në dhomën e tyre ku dhe ju shkon ushqimi i gatshëm pasi restorantet janë të mbyllura. Maurizan, Luiz Felipe, Kalu dhe Ëelber thonë se për vetëm mungesës fizike të familjes po e kalojnë shumë mirë këtë situatë. Ata mundohen të respektojnë masat e marra nga vendi ynë, ndërsa janë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e klubit. Për të qenë të lidhur edhe me familjet e tyre, klubi i futbollit Burreli ju ka siguruar një linjë internet të cilën mund ta përdorin pa limit. Dëshira e tyre është të rinisë gara e kampionatit, por do të duhet të presin të kalojë situata.