Pas më shumë se një muaj e gjysmë nga marrja e mandateve nga ana e kryetarëve të Bashikive dhe anëtarëve të këshillave bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, këtë të mërkurë është bërë kostituimi i Këshillit të Qarkut Dibër.
Në ambjentet e këtij institucioni u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit të Qakrut ku dhe u zgjodhën drejtuesit e tij për katër vitet e ardhshme.
Anëtarët e Këshillit të Qarkut Dibër përbëhen nga kryetarët e katër Bashkive dhe anëtarë të zgjedhur me votat e këshillave bashkiak në secilën bashki.
Kandidaturë e vetme për drejtimin e Këshillit të Qarkut Dibër është propozuar këshilltarja Valentina Haliti e cila mori 16 vota pro. Kryetarja e sapozgjedhur tha se do të jetë një zë i fuqishëm në mbështetje të qytetarëve të qarkut Dibër.
Ndërkohë me të njëjtin numër votash, zëvendëskryetar i Këshillit të Qarkut Dibër u zgjodh anëtari i Këshillit të Bashkisë Mat, Halit Palamani.