Ekipi i Futbollit “Burreli” tashmë është i kompletuar edhe nga baza materiale. Djemtë e skuadrës matjane janë pajisur me uniforma të reja dhe të gjitha mjetet e tjera të nevojshme për seancat stërvitore apo ndeshjet zyrtare.
Skuadra e drejtuar nga tekniku Gentjan Stojku tashmë ka detyrën të fitojë ndeshjet dhe të kënaqin tifozërinë me lojën e tyre. Administratori i Klubit të Futbollit “Burreli”, Bajram Ballabani tha se futbollistët edhe ardhur nga jashtë janë federuar, ndërsa të premten do të bëhet edhe federimi i lojtarëve vendas.
Skuadra do të zhvillojë edhe të premten stërvitjen për të qenë gati të shtunën të udhëtojë drejt Peqinit për të luajtur ndeshjen e parë të këtij kampionati kundër ekipit të Shkumbinit.