Që prej orës 7 të mëngjesit deri në orën 14:00 të kësaj të hëne, qyteti i Klosit dhe zonat përreth kanë qenë pa energji elektrike. Teksa temperaturat vijojnë të jenë në vlera ekstrme, bizneset e qytetit të Klosit thonë se pasojat financiare për ta janë shumë të mëdha. Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë njoftim nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, i cili mësohet se ka qenë duke kryer remont në një nga nënstacionet elektrike. Shumë prej produkteve firgoriferike, sipas pronarëve të bizneseve ju janë prishur si rezultat i mungesës së rrymës elektrike prej të paktën 7 orësh. Ata kërkojnë që OST dhe operatorët e tjerë të zbatojnë ligjin për t’i informuar më parë kur ka ndërhyrje të planifikuara, ose t’i dëmshpërblejnë për dëmet që pësojnë nga mungesa e energjisë.

Ndërprerjet e energjisë elektrike në këtë periudhë të vitit ku temperaturat janë shumë të larta duhet patjetër të njoftohen paaprakisht në mënyrë që bizneset të marrin masa.