Ekipi i kategorisë së dytë Klosi nuk ndalet në fitoret Brenda në shtëpi. Klosjanët mundën të dielën Partizanin B në stadiumin ‘Liri Ballabani”, falë dy golave të shënuar nga një për secilën pjesë. Djemtë e drejtuar nga tekniku Elton Dedolli arritën të gjejnë rrjetën e portës mike në minutën e 25. Është Hima i cili godet saktë një top të marrë nga e djathta e tij, kur portiere Zaimi nuk kishte mundësi reagimi. Klosjanët vijojnë sulmet e shumta ndaj miqëve me Farrukun, Domën, Hallakjn e Meshajn, por pjesa e parë nuk ka më gola. Në pjesën e dytë miqtë janë më kërkues duke mbajtur ekipin klosjan në gjysmëfushën e këtij të fundit.
Portieri Lleshaj mbron në disa raste portën nga gjuajtjet e miqëve, por në minutën e 65 vjen edhe goli i barazimit. në rrëmujë e sipër pranë portës klosjane, mitë tentojnë golin, por topi grushtohet nga Lleshaj. i gjendur aty pranë Llanaj nuk e lë mundësinë t’i ikë, por dërgon topin në rrjetë. Loja mori tjetër rrjedhë pasi vendasit kërkonin me ngulm avantazhin. Klosjanët pretendojnë në tre raste penallti pasi topi prekej me dorë nga mbrojtja e Partizanit, por për gjyqtarin kryesor Pjetrushi duhej vazhduar loja. Hyseni për miqtë mund të kalonte ekipin e tij në avantazh pas një topi që i kaloi ngjitur fare pranë portës së Lleshajt.
Një tjetër rast e kishte Balla i cili gjuan me kokë por topi nuk godet në shenjestër. Nga ana tjetër janë vendësit të cilët reagojnë herë pas here. Në minutën e 85’ Doma merr një krosim nga një goditje dënimi, dhe gjuan saktë me kokë duke dërguar topin në rrjetë. Miqtë tentojnë por më kot pasi nuk ka më kohë, duke u mbyllur gjithçka Klosi 2 e Partizani B 1. Tri pikët e marra ndaj Partizanit B e kanë dërguar Klosin po në vendin e katërt të grupit A në kuotën e 10 pikëve.