Qyteti i Klosit është kthyer këtë të premte në qendër të Qarkut Dibër pasi gjatë ditës u zhvillua panairi i përvitshëm agro-kulturor, si dhe festivali i katërt i “Fest Folk”-ut. Por në këtë aktivitet panairi i produkteve vendase, por jo vetëm, nuk ishte elementi i vetëm pasi pati një larmishmëri aktivitetesh. Koleksioni i mjeteve “Retro” ishte vendosur në qendër të qytetit të Klosit duke i dhënë ngjyrë ndryshe edicionit të katërt të “Fest Folk” Klosi. Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola tha se ky event do të vazhdojë të organizohet për të nxjerrë në pah vlerat agro-kulturore të zonës.

  Pjesmarrës në këtë panair ishin fermer të trevës së Matit, zonave përreth si Dibra e Bulqiza, nxënës të shkollave të kësaj bashkie etj. Pjesmarrësit këtë panair thanë se organizime të tillë i shërbejnë zonës për të promovuar prodhimet vendase.

Për të parë nga afër këtë organizim ishin të pranishëm të gjithë kryetarët e Bashkive të Qarkut Dibër, deputet të këtij qarku, drejtues të institucioneve qëndrore në nivel vendor, etj. Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin për disa minuta performancën e grupeve të ndryshme të muzikës popullore të ardhur nga disa treva shqipfolëse.

 “Fest folk” Klosi është kthyer tashmë në traditë dhe mbahet çdo vit në muajt e parë të vjeshtës.