Prej më shumë se tre javësh vendi ynë po i nënshtrohet masave të rrepta të marra nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së virusit korona. Kjo ka bërë që qytetarë të shumtë të humbasin vendet e punës e po ashtu, të mos punojnë ata sezonalët. Për rrjedhojë kjo ka ndikuar në ekonomitë e shumë familjeve. Ata që e ndjejnë të parët këtë janë tregtarët. Tregtarët e Klosit shprehen se po japin asortimente borxh dhe se numri i qytetarëve që po blejnë produktet bazike me listë po rritet dita ditës. Nga ana tjetër tregtarët thonë se një ndër shkaqet kryesore të rritjes së blerjes me listë është mungesa e të ardhurave ekonomike si pasojë e mbylljes së shumë lloje të bizneseve