Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Klos, ku një 35-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Bëhet e ditur se i vdekur ka mbetur 35-vjeçari me iniciale I.K. nga fshati Mishtër i Klosit.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 35-vjeçari ishte duke rregulluar një prizë elektrike në banesën e tij në momentin që ra në kontakt me rrymën.

35-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit por nuk mundi dot të mbijetonte.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e vërteta të ngjarjes.

Mattv.al dëshiron ti shprehë ngushëllime familjes.