Nuk kanë kaluar më shuë se 6 muaj nga riveshja me asfalt e disa pjesëve të dëmtuara të rrugës nacionale Klos – Qaf Buall dhe gjendja është kjo që shihni.
Ndonëse janë investuar miliona lekë për asfaltin e ri, rruga po kthehet në gjendjen e gjashtë muajve më parë. Kjo tregon cilësinë e dobët të materialit të përdorur, pasi për ekspertët nuk ka shpjegim tjetër. Drejtuesit e mjeteve shprehen se rruga më parë prishet se rregullohet, ndaj dhe kërkojnë të ndërhyjnë institucionet ligjzbatuese për të kontrolluar zbatimin e kontratës së mirëmbajtjes. Sipas drejtuesve të mjeteve, aksi rrugor Klos – Qaf Buall nuk ofron aspak standartet e një rruge nacionale në të cilën kalojnë qindra mjete çdo ditë në drejtim të Dibrës apo zonave të tjera.
E njëjta problematikë me pjesëte riparuara gjatë vjeshtës së kaluar vihet re edhe në segmentin nga Maqellara në Peshkopi.
Enver Doçi