Policia Mat
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohet një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi i tyre.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
Si rezultat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
N. B., 53 vjeç, banues në Klos.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një terren të hapur të njësisë Administrative Suç, kanë kapur shtetasin N. B., duke qarkulluar me armë zjarri pushkë me krëhër të mbushur me fishek.
Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar një sasi municioni luftarak që i posedonte pa lejen e organeve kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Mat, për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.